Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 7, 2010

Spamerëve po ju shkon mbarë



Sipas raportit të cilin e publikoi Ipsos Public Affairs Messaging Anti-Abuse Working Group (MAAWG) gati gjysma e të anketuarve me vetëdije të plotë hap mesazhet e padëshirueshme të postës elektronike ( spam) dhe kështu ekspozon veten ndaj rreziqeve të sigurisë.

Rezultatet e hulumtimit (PDF fajlli) tregojnë se gati gjysma e shfrytëzuesve hapën mesazhin e padëshirueshëm, klikuan lidhjen apo hapën fajllin e bashkangjitur, madje dhe u përgjigjen apo përcollën mesazhin.

Prej atyre që me qëllim hapen mesazhin e padëshirueshëm , pjesa më e madhe e bëri atë për të ndërprerë parapagimin, për të iu ankuar dërguesit, apo thjeshtë për të parë se çfarë do të ndodhë. Por në mesin e tyre ishin edhe 15% të atyre të cilët hapën mesazhin për të marrë më shumë informata për shërbimet që janë duke u ofruar.

Natyrisht, atë të cilët ishin më shumë prirje për hapjen e mesazheve të këtilla kanë edhe më shumë shanse për tu infektuar me virus apo ndonjë formë tjetër të dëmtimit elektronik, por hulumtimi tregoi se gati gjysma e tyre besojnë se shanset janë të vogla apo nuk që nuk mund të ndodh fare që kompjuterët e tyre të infektohen.


MAAWG

No comments:

Post a Comment