Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 4, 2010

Firefox në 40% në Evropë



Mozilla publikoi të dhënat e veta për posedimin e tregut nga shfletuesi i vet i Internetit Firefox.

Sipas analizave të tyre, Firefox momentalisht mban afër 30% të tregut botëror.

Në Evropë situata për Firefox-in është ende më e mirë për shkak se në atë treg mban madje 40% të tij me 152.7 milion shfrytëzues.

Rritja më të madhe gjatë tremujorit të fundit është shënuar në Rusi, e nga gjërat interesante në raport theksohet se njerëzit që më së hershmi dalin në punë janë ata në Havaje dhe Wyoming, ndërsa më së voni dalin në punë njerëzit në New York. Krejtësisht në botë Firefoxin janë duke e përdorur rreth 350 milion përdorues.

Kjo është hera e parë që Mozilla publikoi rezultatet e veta për tremujorin, e këtë do të vazhdoj të bëjë edhe në të ardhmen. Nga kompania porosisin se me këtë dëshiruan të krijojnë një raport të standardizuar i cili do të tregoj gjendjen në treg shikuar nga këndi i Mozillas.

No comments:

Post a Comment