Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 7, 2010

Evenimenti misterioz i Microsoft



Microsoft gazetarëve të shumë iu ka dërguar ftesat për evenimentin i cili është paraparë të mbahet më 12 prill në San Francisco, pa kurrfarë informatave shtesë se për çfarë bëhet fjalë.

Por që tani supozohet se kompania aty do të paraqes telefonat e vet celularë të zhvilluar në kuadër të projektit Pink.

Sipas burimeve të afërta me kompaninë, me gjasë do të paraqiten dy celularë të quajtur Pure dhe Turtle.

Bëhet fjalë për pajisjet me dizajn rrëshqitës të cilat kanë tastierë dhe ekranin e ndjeshëm në prekje, ndërsa theksi është i vendosur mbi rrjetëzimin shoqërorë dhe shërbimin zanor Zune.

Pajisjet janë të bazuara në bërthamën e sistemit operativ Windows CE, por me gjasë nuk do të kenë mundësinë e ekzekutimit të aplikacioneve për versionin aktual të sistemit operativ Windows Mobile, e as për të ardhshmin Windows Phone 7.
Nëse këto informata janë të sakta, Pure dhe Turtle në SHBA do të duhej të fillojnë shitjen pas përafërisht një muaji pas paraqitjes përmes rrjetës së operatorit mobil Verizon Wireless.

No comments:

Post a Comment