Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 19, 2010

Gmail më i avancuar për Firefox dhe Chrome



Ekipi i Google që është përgjegjës për zhvillimin e Gmailit, e bëri këtë shërbim edhe më të mirë.

Risia më e re në shërbimin e popullarizuar për email është shtimi i fajllit të bashkangjitur thjeshtë duke e tërhequr atë në vendin e caktuar brenda ndërfaqes së shfletuesit.

Mundësia e re është në dispozicion për Firefox 3.6, dhe natyrisht për Chrome. Sipas pohimeve të kompanisë, drag ‘n’ drop së shpejti do të mundësohet edhe për përdoruesit e shfletuesve të tjerë.

Gjithashtu, risi është mundësia e integrimit me Google Calendar.

Prej tani drejtpërsëdrejti nga Gmail mudn të krijohen shënime në kalendar, e automatikisht shfaqet edhe dispozicioni i pranuesit (natyrisht, nën kushtin që kalendari i tij të jetë i ndarë).

No comments:

Post a Comment