Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 20, 2010

Microsoft Fix it



Microsoft paraqiti veglën Fix it që i dedikohet zgjidhjes së problemeve që lajmërohen gjatë përdorimit të Windowsit.

Bëhet fjalë për kombinimin e softuerit dhe shërbimit online, ndërsa i dedikohet shfrytëzuesve me më pak përvojë të pothuajse të gjitha versioneve të Windowsit.

Pas instalimit, softueri në mënyrë automatike do të filloj kërkimin për problemet kompjuterike.

Pasi që procesi i skanimit të përfundoj, shfrytëzuesi do të ketë në dispozicion zgjidhjen e problemeve që dëshiron të korrigjoj, si dhe cilat dëshiron ti lajmëroj. Përveç kësaj, sistemi i dedikohet edhe preventivës së problemeve, në mënyrën që çështjet e ndryshme në mënyrë automatike zgjidhen përmes mbindërtimit të sistemit.

Softueri është në dispozicion për shkarkim pa pagesë nga faqen e Microsoftit, ndërsa produkti është ende në fazën beta të zhvillimit.


Microsoft Fix it

No comments:

Post a Comment