Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 24, 2010

Viruset në shpallje



Sipas pohimeve të ekspertëve nga kompania çeke Avast, softuerët malinj gjithnjë e më shumë po shpërhapen përmes platformave për shpërndarjen e shpalljeve përmes kompanive si Yahoo dhe Fox.

Në të vërtetë, është zbuluar se në shpalljet që shfaqen në disa faqe mjaft me renome, sikurse The New Yourk Times, fshihet softuer malinj.

Për këtë janë fajtorë platformat për shpërndarjen e shpalljeve sikurse janë Yahoo Yield Manager dhe Fox Audience Network Fimserve.com. Në masë të madhe softueri malinj shpërndahet edhe përmes Google DoubleClick.

Për shpërndarjen e softuerit malinj përdoret lëshimi në JavaScript të cilin në Avast e kanë emëruar JS:Prontexi. Bëhet fjalë për një kali trojan në formë të skriptit i cili provon të shfrytëzoj lëshimet në Adobe Reader dhe Acrobat, Java, QuickTime dhe Flash, dhe i cili qet vërejtjet e rreme për viruset në kompjuter. Shfrytëzuesit nuk duhet të klikojnë asgjë që të infektohen, mjafton që shfletuesi të injektoj shpalljen me kodin malinj.

Softueri malinj filloi të shpërndahet në këtë mënyrë kah fundi i dhjetorit, dhe në Avast thonë se në kompjuterët e shfrytëzuesve kanë zbuluar më shumë se 2.6 milion instanca. Nga ky numër përafërsisht 530,000 kishin të bënin me Yield Manager, derisa në DoubleClick ishin të lidhur rreth 16,300 . në Avast theksojnë se me DoubleClick kanë të bëjnë vetëm një numër i vogël i infektimeve me trojanin Prontexi, e situata është dukshëm më e mirë pasi që Google ndërmori aksionet e caktuara për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme. Yahoo dhe Fox për momentin nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e shpërndarjes së infektimi.


avast!

No comments:

Post a Comment