Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 24, 2010

Mozilla Firefox 3.6.2



Mozilla ka lëshuar përditësimin e shfletuesit të vet të internetit Firefox në të cilin është përmirësuar një lëshim kritik i sigurisë që ndërlidhet me teknologjinë e paraqitjes së fonteve.

Duke përdorë këtë lëshim, sulmuesi mund të shkaktojë rrëzimin e shfletuesit të internetit, mirëpo është edhe shumë më rrezik fakti që sulmuesi mund të ekzekutojë kodin burimor në kompjuter.

Kur merret parasysh që lëshimi ka të bëj me teknologjinë Web Open Font Format (WOFF) e cila është integruar vetëm në Firefox 3.6, versionet e mëhershme nuk janë të goditura nga ky lëshim. Në versionin Firefox 3.6.2 janë rregulluar edhe disa lëshime më pak të rrezikshme të sigurisë dhe probleme që kanë të bëjnë me stabilitetin e shfletuesit.

Shumica e përdoruesve do të duhej të merrnin përditësimin në mënyrë automatike.


Mozilla Firefox

No comments:

Post a Comment