Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 23, 2010

Arrin Snow Leopard 10.6.3



Apple së shpejti planifikon të paraqes RC versionin e mbindërtimit të sistemit operativ Snow Leopard, gjë të cilën po e sinjalizojnë beta versionet gjithnjë e më të shpeshta për developerët.

Mbindërtimi me emër 10.6.3 sjell QuickTime X më të avancuar, performansat më të mira me softuerin Logic Pro 64-bitësh si dhe korrigjimin e disa bug-ëve.

Risia më e rëndësishme, veçanërisht për shfrytëzuesit në biznese, gjithsesi do të jetë përkrahja për shtypësit e ndryshëm driverët e të cilëve ende nuk janë krejtësisht të “adoptuar” për Snow Leopard.

Beta e dytë private e distribuuar (build 10D572) ka madhësinë prej 790 MB, ndërsa Apple po këshillon programuesit që në veçanti të testojnë Mail-in, shfletuesin e fotografive, certifikatat e sigurisë dhe QuickTime-in e përmendur si dhe stabilitetin e programeve për menaxhimin e kartelës grafike.


AppleInsider

No comments:

Post a Comment