March 24, 2010
Gigabyte – një milion për USB 3.0
Gigabyte lavdëroi vetën se ka bërë dërgesa për më se një milion pllaka amë me USB 3.0. Të gjithat janë të bazuar në kontrolluesin e NEC i cili muajin e kaluar pati rreth tre milion dërgesa.
Sipas përllogaritjeve të analistëve, pikërisht Gigabyte është udhëheqësi për sa i përket pranimit të versionit të ri të USB-së.
Të dhënat e fundit vetëm konfirmuan përkushtimin e kompanisë ndaj teknologjive të reja, gjë që padyshim është reflektuar në rezultatet e mira të shitjes, thonë përfaqësuesit e Gigabyte.
Në ofertën e prodhuesit nga Tajvani pllakat amë të cilat kanë përkrahjen për USB 3.0 janë të bazuara në çipsetët X58, P55, H57, P45 dhe P43, respektivisht në ata të AMD-së 790FX, 790X, 770, 785G dhe 800.
Gigabyte
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment