Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 25, 2010

GoDaddy largohet nga Kina



Njëri prej regjistruesve më të mëdhenj në botë i domeneve të internetit ka njoftuar se për shkak të hapave represiv të qeverisë kineze do të ndërpresë regjistrimin e mëtutjeshëm të domeneve kineze.

Sipas gazetës prestigjioze amerikane “The Washington Post”, përfaqësuesit e GoDaddy sot do të marrin pjesë në debatin e kongresit për lirinë e internetit në Kinë. GoDaddy do të njoftojë se kjo kompani do të ndërpresë regjistrimin e domeneve .cn në Kinë, dhe këtë do ta bëj për shkak të vendimeve të reja të marra rishtazi nga autoritetet kineze.

Në fakt, sipas rregullores së re të qeverisë kineze, GoDaddy dhe kompanitë tjera të cilat mundësojnë regjistrimin e domeneve në Kinë duhet që gjatë regjistrimit të përdoruesve të dorëzojnë informata të shtuara për domenin i cili regjistrohet, që nuk është një praktikë e zakonshme. Veç të dhënave të detajuara, nga personi i cili regjistron faqen e vet pritet edhe vendosja e fotografisë personale dhe informata tjera të këtij lloji.

Po ashtu, përfaqësuesit e GoDaddy theksojnë se prej fillimit të vitit janë duke shënuar rritje të dukshme të sulmeve të hakerëve në serverët e saj, të ngjashme me ato në Google dhe kompanitë tjera amerikane.

GoDaddy do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje përdoruesve ekzistues të domenit .cn, mirëpo nuk do të pranojë klientë të ri nga Kina.

No comments:

Post a Comment