March 24, 2010
Facebook më i besueshëm për lajme se Google
Pasi që ka kaluar Google si faqen më të vizituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e dytë të këtij muaji, Facebook është bërë edhe burimi më i besuar për lajme nga Google News.
Hulumtimi i kompanisë Hitwise ka dëshmuar se madje 78 për qind e përdoruesve lexojnë lajme në Facebook, derisa 67 për qind e tyre kërkojnë lajme në Google News.
Javën e kaluar Facebook është bërë faqja më e vizituar në SHBA, dhe me këtë ia ka marrë primatin Google. Facebook aktualisht ka bërë për vete 7.07 për qind të qarkullimit të përgjithshëm në internet para Google e cila ka 7.03 për qind.
Ekzistojnë parashikime se Facebook do të rris të hyrat nga 500 milionë dollarë, sa kanë qenë vitin e kaluar, në mbi dy miliardë dollarë qysh nga viti i ardhshëm.
"Facebook qartazi gjendet menjëherë pas buxheteve të televizioneve. Çmimi i internetit matet për klikim. Facebook ka në plan të bëj të njëjtën gjë siç bëjnë televizionet me reklamimin, sepse është i lidhur me njerëz në nivel emocional", ka thënë Ciaran Norris, analist i medieve shoqërore.
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment