Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 25, 2010

HTC Store për SHBA



HTC publikoi se do të hap shërbimin Store – e cila do të jetë shitore online e pajisjeve. Në HTC Store do të mund të blihet pjesa më e madhe e pajisjeve nga oferta e prodhuesit, si dhe pajisjet përkatëse.

Përveç që vizitorët e faqeve do të mund të shohin të tërë ofertën, ata do të mund të zgjedhin edhe tarifat e operatorëve mobil të cilat do të përcjellin celularin.

Gjithashtu, gjatë blerjes së celularit blerësit do të kenë mundësinë e aktivizimit të tarifës së vet pranë ndonjërit nga operatorët në dispozicion. Në kompani besojnë se përfshirja e Internetit në mënyrat e distribucionit të produkteve është e rëndësishme për shkak të planit për zgjerimin e vetëdijes rreth brendit, dhe rritjes së bazës së shfrytëzuesve gjë të cilën synojnë të arrijnë në HTC.

Mirëpo, analistët nuk parashikojnë se shitorja online e HTC-së do të ketë rezultate ku me dit sa të mira, së paku jo në atë masë sikurse që ndodh me Apple. Ata besojnë se shumica e blerësve të smartphoneve të HTC-së ka për cak një tip të caktuar të pajisjes, ndërsa ndihmesë do të ishte nëse shfrytëzuesit do të mund të para-porosisnin modelet e rinj të cilët ende nuk janë në dispozicion në shtije të rregullt.

No comments:

Post a Comment