Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 12, 2010

Opera Mini 5 për Android



Opera paraqiti versionin e vet testues të shfletuesit të Internetit Opera Mini 5 për pajisjet mobile të bazuara në Android.

Opera Mini është shfletuesi më i përhapur i Internetit për pajisjet mobile duke pasur parasysh se është i adaptuar edhe për punë në modelet më të dobëta të celularëve me ekrane të vegjël.

Në versionin 5 janë të përfshira të gjitha funksionet sikurse që është Speed Dial për zgjidhje më të shpejtë të faqeve, komprimim të shënimeve në serverët e kompanisë ashtu që faqet të cilat nuk i janë adaptuar ekraneve të pajisjeve të vogla të mund të lexohen më me lehtësi, dhe përkrahjen për hapjen e faqeve në fletëza (tabe).

No comments:

Post a Comment