Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 12, 2010

Kamera 3D nga Boeing



Boeing amerikan zhvilloi një kamerë mjaft kompakte që është në gjendje të marr fotografi 3D, e që i dedikohet përdorimit ushtarak dhe civil.

E tërë kamera është e menduar brenda kompanisë – në zhvillimin e saj kishin bashkëpunuar departamentet Boeing Directed Energy Systems dhe Spectrolab, derisa senzorët e veçantë ishin ofruar nga Lincoln Laboratory e MIT-së.

Pajisja e zhvilluar ka një të tretën e dimensioneve të shumicës së kamerave 3D komerciale, e në krahasim me këto shpenzon edhe deri në dhjetë herë më pak energji. Kamera është testuar në mënyrë të suksesshme gjatë dy viteve të fundit, kryesisht si pjesë e helikopterit Boeing AH-6 Little Bird, e kompania ofron mundësinë e modifikimit të saj për të përmbushur nevojat e secilit klient.

Në mesin e përdorimeve të mundshme janë hartimi i terreneve, përcjellja e caqeve dhe zbulimi i objekteve të maskuara, e është duke vazhduar edhe implementimi i saj në disa fluturake pa pilot.

No comments:

Post a Comment