Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 11, 2010

OCZ – SSD me çmime të arsyeshme



OCZ paraqiti linjën e re të SSD-ve me emër Onyx. Këta SSD në radhë të parë karakterizohen me çmimin edhe disa herë më të vogël nga modelet e avancuara – 100 dollarë për kapacitetin prej 32 GB (në tregun amerikan, natyrisht).

SSD vjen me kontrolluesin e Indilinx, memorien MLC, 64 MB cache dhe MTBF të deklaruar në një milion e gjysmë orë.

Në kompjuter kyçet përmes SATA ndërfaqes 3-gigabitëshe, ofron përkrahjen për TRIM, e shpejtësia e bartjes së shënimeve është deklaruar në 125 MB/s në lexim, respektivisht 70 MB/s gjatë shkrimit të shënimeve.

Në shitje në tregun amerikan këta SSD do të paraqiten së shpejti, e pritet edhe paraqitja e modeleve me kapacitetet më të mëdha.

No comments:

Post a Comment