Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 11, 2010

Intel Core i7 980X EE



Siç edhe ishte paralajmëruar, Intel në GDC-në që po mbahet në San Francisco paraqiti gjashtëbërthamëshin Core i7-980X Extreme Edition.

Bëhet fjalë për procesorin e parë të Intel me gjashtë bërthama të bazuar në arkitekturën Westmere që i dedikohet kompjuterëve të tavolinës, më saktë, konfigurimeve për lojëra.

Është i punuar në teknologjinë prej 32-nanometrave që garanton shpenzim më të vogël të energjisë, më pak nxehtësi dhe mundësitë më të mëdha për overclock në krahasim me modelet e punuar në 45 nanometra. Vjen i pajisur me 12 MB L3 cache (2 MB për bërthamë), e takti punues është 3.33 GHz.

Çmimi është i zakonshmi për linjën Extreme Edition të procesorëve të Intel – 1,000 dollarë në SHBA respektivisht 1,000 euro në EU.

No comments:

Post a Comment