Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 22, 2010

Manteli i padukshmërisë



Shkencëtarët nga universiteti gjerman Karlsruhe Institute of Technology pohojnë se kanë bërë një hap të madh në zhvillimin e “mantelit të padukshmërisë”.

Bëhet fjalë për sistemin i cili përbëhet nga struktura kristalore me ajër në mes të shtresave e cila ka veti të shtrembërimit të dritës. Duke përdorur sistemin e këtillë ata kanë arritur të fshehin një detaj në ari, duke fshehur zbulimin e tij në pothuajse të gjitha frekuencat e dukshme infra të kuqe.

Gjithashtu theksohet se pajisja për fshehje punon në tri dimensione, për ndryshim nga zgjidhjet e deritashme të cilat mundësonin fshehjen vetëm në dy dimensione.

Edhe pse detaji në sipërfaqen nga ari ishte relativisht i vogël respektivisht me thellësi prej 0.001 milimetra dhe diametër prej 0.013 milimetra, kështu që për vështrimin e tij nevojitej mikroskopi, shkencëtarët pohojnë se teknologjia është krejtësisht skalabile, respektivisht nuk ka kufizim për sa i përket madhësisë. Por për ndërtimin e mantelit me dimensionet më të mëdha duhet mjaftë shumë kohë, kështu që për momentin një gjë e tillë nuk ka gjasa reale për realizim. Prapëseprapë, shkencëtarët theksojnë se zhvillimi i teknologjive të reja të zhvillimit do të mund të sillte deri te mantelet dukshëm më të mëdhenj të padukshmërisë.

No comments:

Post a Comment