Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 22, 2010

Britanikët ‘zhvendosen’ në internet



Në Britani të Madhe secili qytetar do të ketë numër identifikues dhe faqe interneti, e krejt kjo me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve.

Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, brenda një viti secili qytetar i Britanisë së Madhe do të ketë faqe të personalizuar të internetit për qasje në shërbimet qeveritare. Plani është pjesë e strategjisë për zvogëlimin e shpenzimeve me vendosjen e të gjitha shërbimeve publike online.

Për më tepër, gjatë tri viteve të ardhshme planifikohet nisja e shërbimeve në stil të Facebookut ku qytetarët do të mund të kontaktojnë mjekët për këshilla, apo, për shembull, të bien në kontakt me profesorët e shkollës së fëmijëve të tyre. Iniciativën e ka mbështetur edhe “shpikësi” i internetit Tim Berners-Lee i cili vlerëson se me realizimin e projektit do të kursehet shumë kohë dhe para. Gjithashtu, besohet se në të ardhmen zyrat fizike nuk do t’u nevojiten britanikëve.

Natyrisht, një propozim i këtillë nuk mund të kalojë pa kritika, prandaj janë shfaqur ata të cilët thonë se një numër i madh e njerëzve në sektorin publik do të humbasin vendet e tyre të punës. Në fakt, sipas parashikimeve gjatë 10 viteve të ardhshme do të mbyllen shumica e ofiçarive të shtetit, derisa të gjitha shërbimet do të kryhen me anë të protokolleve online. Po ashtu, mbetet pikëpyetje se si do të menaxhojnë njerëzit e moshuar me këtë shërbim.

No comments:

Post a Comment