Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 1, 2010

LG Pop fillim i mbarë



Është shitur njësia e njëmiliontë e celularit LG GD510 Pop, ka njoftuar prodhuesi korean. Ky celular ka filluar shitjen para 100 ditësh, që e bën këtë sukses edhe më të madh.

LG Pop i cili është paraqitur në muajin tetor të vitit të kaluar, ka ekran 3 inçësh WQVGA, si dhe kapak opsional të baterisë i cili mund të shërbej për mbushje me rreze të diellit. I nënshtruar ndaj rrezeve të diellit për dhjetë minuta kohë, celularit i mjafton kjo energji për dy minuta bisedë, apo 180 minuta në pritje në gjendje krejtësisht të rregullt. Ky celular, në të njëjtën kohë ofron qasje të lehtë në rrjetet e shumta të shoqërimit online.

Celulari aktualisht gjendet në shitje në mbarë botën, e sipas rezultateve të shitjes tanimë mund të kategorizohet në mesin e modeleve më të shitura të kompanisë ndonjëherë, porosisin nga LG.

No comments:

Post a Comment