
Gjatë gjashtë muajve të fundit Google në të gjitha mënyrat e mundshme ka bërë paralajmërim për ndërprerjen e mbështetjes për Internet Explorer 6 në Orkut e YouTube me të cilën gjë ka shtyrë përdoruesit të kalojnë në shfletues më të modernizuar.
Këto ditë është publikuar edhe data zyrtare për shkëputjen e mbështetjes për shfletuesin tanimë të moshuar - Internet Explorer 6.
Deri më 13 mars të gjithë ata të cilët ende shfrytëzojnë IE6 për shfletim do të kanë rastin të kalojnë në ndonjë shfletues tjetër pas së cilës datë mbështetja do të shkëputet përgjithmonë.
Microsoft në të gjitha mënyrat tenton që të shtyjë përdoruesit të kalojnë në versionin e fundit të Internet Explorer (8) pasi që ai ka përparësi të mëdha dhe karakteristika më të shumta sesa IE6, e IE8 tanimë mund të lavdërohet për faktin se është shfletuesi më i popullarizuar në treg.
No comments:
Post a Comment