March 9, 2010
Google blen DocVerse për të sjellë Microsoft Office në Google Apps
Googleka blerë DocVerse në një ofertë për të sjellë bashkëpunim online me dokumentet e Microsoft Office, në Google Apps.
Një prej problemeve me të cilat është përballur gjiganti i internetit Google, me aplikacionet e bazuara në cloud, në aplikacione produktiviteti nga Google Apps brenda shfletuesit, është thjeshtë se nuk ka Microsoft Office.
Me apo pa dëshirën tuaj aplikacionet e Microsoft Office kanë shfrytëzueshmëri masive mjaft të gjatë në korporata, institucione edukative e çështje edukimi, si dhe në qeveri, dhe de fakto janë ende standard për përpunim të fjalëve, tabelave dhe për dokumente prezantimi.
Tani Google është duke synuar që të ndërtojë një urë për të mbyllur këtë zbrazëtirë, dhe këtë është edhe duke e bërë pasi që ka blerë DocVerse, një vendosje që mundëson plug-in bashkëpunues online me Microsoft Office. Ideja është që të ndihmohen përdoruesit në tranzicion nga aplikacionet e desktopit Microsoft Office në shërbime të bazuara në cloud të Google Apps.
Termet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, megjithatë thuhet se bëhet fjalë për një shumë prej rreth 25 milion dollarë.
“Hapi ynë i parë do të kombinojë DocVerse me Google Apps për të krijuar një urë mes Microsoft Office dhe Google Apps” shkruan formuesit e DocVerse Shan Sinha deh Alex DeNeui në blogun e tyre të kompanisë. “Ne fondamentalisht besojmë se Google është një prej kompanive me pozicionin më të mirë që të shpërndajë vërtetë botën e softuerit të produktivitetit”.
Nëse Google arrin të ketë sukses në sjelljen e dokumenteve Microsoft Office në fushën Google Apps me sa më pak telashe, atëherë kjo kompani do të konkurrojë kundër web aplikacioneve të Office 2010 të Microsoft, të cilat janë nëpër testime qysh prej mesit të vitit 2009. Microsoft planifikon që të shpalos Microsoft Office 2010 për konsumatorët e biznesit me 12 maj.
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment