Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 9, 2010

AMD sjellë ekosistem të avancuar fizike për zhvilluesit e lojërave



AMD ka bërë të ditur mëngjesin e ditës së hënë se do t’u ofrojë zhvilluesve të lojërave qasje të lirë në Digital Molecular Matter (DMM), një simulator fizik i krijuar nga partneri Pixelux i AMD-së. Lëvizja është pjesë e një iniciative të re në komunitetin e zhvillimit të lojërave që quhet “Open Physics”.

Lajmërimi i AMD-së arrin si një tentim bashkëpunues me Pixelus si dhe me partnerin Bullet Physics. Të tre janë duke punuar së bashku për të ofruar simulacionet më reale fizike në treg. Platforma e Pixelux fokusohet në fizikën e materialeve ndërsa Bullet në anën tjetër është duke punuar në optimizmin e fizikave rigide të trupave. E tërë kjomiddleware është e përshtatshme me OpenCL dhe sistemet DirectCompute.

Tani, zhvilluesit e lojërave mund të marrin në shfrytëzim të plotë këtë teknologji bashkëpunuese pa pasur nevojë që të paguajnë për licencë.

“Formimi i një ambienti zhvillues të hapur dhe me fizikë të përballueshme, është një arritje e rëndësishme edhe për zhvilluesit e lojërave dhe për lojtarët, duke sinjalizuar kështu një largim nga qasjet ekskluzionare apo pronësore” tha Eric Demers, CTO i Divizionit të Grafikës pranë AMD.

Motori Digital Molecular Matter është optimizuar për të gjitha platformat kryesore të luajtjes, duke përfshirë Xbox 360, Wii, PS3 si dhe PC dhe Mac. AMD dëshiron që të vendos këtë si standard për fizik në lojëra.

Në një komunikatë për media lëshuar nga AMD,CEO i zhvillimit të motorit të lojërave Trinigy, Danie Conradie tha “Iniciativa e AMD-së për Fizikë të hapur (Open Physics) me Pixelux DMM dhe Bullet Physics, së bashku me marrëdhëniet tona afatgjata me të tre kompanitë, na ka ndihmuar ne që të sjellim filozofinë amë duke iu ofruar zhvilluesve të lojërave qasje në këto teknologji jashtëzakonisht të fuqishme për të prodhuar efekte të avancuara në lojëra”.

No comments:

Post a Comment