April 2, 2010
Windows 7 mbi 10%
Windows 7 po vazhdon të fitoj shfrytëzues të ri me tempo të përshpejtuar, duke rritur posedimin e tregut në mbi 10%.
Në të vërtetë sipas statistikave të fundit të kompanisë NetMarketShare gjatë marsit është më shumë se 10% e të gjitha pajisjeve të cilat qaseshin në Internet ishin të bazuara në Windows 7.
Shifrën prej 10% Windows 7 për herë të parë e kaloi gjatë vikendit në shkurt, por tani ky rezultat është arritur për tërë muajin. Në mars Windows 7 përdornin 10.2% e të gjitha pajisjeve që janë qasur në Internet, ndërsa në shkurt kjo shifër ishte 8.9%.
Por rritja e Windows 7 në pjesën më të madhe shkoi në dëm të versioneve të vjetra të Windows-it, e jo sistemeve operative konkurrente sikur që është Mac OS X i Apple. Kështu numri i shfrytëzuesve të XP ra nga 65.5% në 64.5%, derisa Vista ra nga 16.5 në 16%.
Krejtësisht sistemet operative nga Microsoft në mars mbanin 91.6% të tregut, kundrejt 92.1% të shkurtit. Njëkohësisht numri i shfrytëzuesve të Mac OS u rrit nga 5 në 5.3%, derisa Linux tejkaloi kuotën prej 1%.
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment