Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 1, 2010

Firefox 3.0 i fundit



Pas pak më pak se dy vite nga paraqitja, Mozilla paraqiti versionin 3.0.19 i cili është i fundit nga familja e Firefox 3.0.

Paraqitja e Firefox 3.0 në qershor të vitit 2008 ishte shënuar si “download day” dhe paraqiste një hap të madh në drejtim të pranimit më të gjerë të shfletuesit të Internetit nga Mozilla.

Pas publikimit të Firefox 3.0 Mozilla vazhdimisht rriti posedimin e tregut të shfletuesve të Internetit.

N në ndërkohë janë publikuar versionet 3.5 dhe 3.6, kështu që në Mozilla vendosën ta ndërpresin këtë linjë.

Firefox 3.0.19 del së bashku me versionin 3.5.9, në të cilin janë korrigjuar pesë lëshime kritike të sigurisë. Në versionin 3.0.19 janë korrigjuar 13 lëshime të sigurisë dhe disa probleme që kishin të bëjnë me stabilitetin.
Por Mozilla do të dëshironte që shfrytëzuesit e të dyja versioneve të bëjnë mbindërtimin e shfletuese të tyre në versionin momentalisht aktual 3.6.2.


No comments:

Post a Comment