Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 11, 2010

Volkswagen Touareg 2011



Spekulimet rreth “Volkswagen Touareg 2011” dhe kushëririt të tij të korporatës ‘Porche Cayenne’ kanë qenë se në të dyja këto automjete do të bëheshin disa ndryshime, në mundësitë e tyre dhe në ridizajnim e tyre sepse kishin qenë të përqeshura dhe të kota.

Megjithatë, me afrimin e panairit të automobilave në Gjenevë informatat duket të jenë të kundërta për debutimin publik të këtyre dy automobilave.

Siç pohon “Porche” sa i përket “Cayenne”, ashtu edhe “Volkswagen”, thotë se ‘Touareg’-u i gjeneratës së ardhshme do të jetë deri në 200 kg më i lehtë e disa modele të tjera deri në 230 kg. Edhe pse VW nuk tregon prej nga do ta kursejnë këtë peshë, në ‘Porche’ thonë se për ‘Cayenne’ do të përdorin alumin për dyer, kapak të motorit, parafango dhe për disa pjesë të tjera. Në VW nuk e kanë konfirmuar këtë, por ne presim se e njëjta do të vlejë edhe për ‘Touareg’.

Ne e dimë se pesha nuk do të hiqet nga pjesët e vogla, edhe pse ‘Touareg’ do ta ruajë shkallën e tij pothuajse qesharake në mundësitë e tij në vozitje të lirë jashtë rrugës.

Në VW thonë se “4Motion” pra vozitja me 4 rrota do të jetë standarde, ndërsa nivelet më të larta të automobilave do ta kenë një version më të përparuar të quajtur ‘4Xmotion’, i cili përfshin një arkë për transferim e dy shpejtësive dhe mbylljen qendrore dhe diferencialëve të pjesës së pasme, si dhe dukjen teknologjike që i përngjan ‘Land Rover’-it.
Pjesa e fundit do të bazohet në pullën rrotulluese të pesë pozitave e cila, jo sikur në ‘Land Rover’ ku më me forcë duhet ndërruar radhitjen për terrene të ndryshme, thjesht lejon shoferët të zgjedhin vështirësinë e ekskursioneve të tyre jashtë rrugës.

Pozicioni një është në rrugë; pozicioni dy është jashtë rrugës, me të cilin perfeksionohet ABS-i, forca tërheqëse dhe kontrollimi i stabilitetit, si dhe modifikon pikat e ndërrimit të shpejtësive dhe aktivizon kontrollin për lëshim nga bregu. Prej këtu bëhet më serioze. Pozicioni tre kalon arkën e ndërrimit të shpejtësive në nivel të ulët, pozicioni katër e mbyll diferencialin qendror, dhe pozicioni pesë e mbyll diferencialin e pjesës së pasme gjithashtu.

Megjithatë, brengat faktike nuk janë neglizhuar te ‘2011 Tuareg’. Kursimi i lëndës djegëse është përmirësuar në përgjithësi duke iu falënderuar zvogëlimit të peshës, zvogëlimit të pjesës së parme, pozitës më të ulët, dhe përmirësimet përkatëse për një tërheqje më koeficiente. Ndihmë e madhe gjithashtu është ndërruesi i ri automatik i shpejtësive me 8 shpejtësi.

Fuqia hibride në perspektivë
Në ‘Touareg’-un e ri motorin mund ta zgjidhni duke filluar me motorin 3.6 litra V-6 si ‘Touareg’-u i tanishëm, me 280 kuaj fuqi dhe me rezervar prej 130 litrave. Motori 3 litra dizell V-6 është motori tjetër me 221 kuaj fuqi dhe me rezervar prej 203 litrave, motori dizell i 4.2 litrave, dizell do to ketë 340 kuaj fuqi dhe një rezervar gjigant prej 295 litrave mirëpo nuk do të jetë në shitje në tregun e SHBA. Motori numër 1 për Evropë dhe gjithashtu për SHBA do të jetë modeli hibrid i cili krahasohet me V-6 e ‘Audi’ me një motor elektrik prej 47 kuaj fuqi.

No comments:

Post a Comment