Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 3, 2010

Skype vjen në telefonat e mençur të Nokias



Kompania Nokia ka vendosur që përdoruesve të telefonave të saj të bazuar në sistemin operativ Symbian t’u ofrojë aplikacionin pa pagesë Skype për bisedat telefonike VoIP.

Skype për celularët e Nokias mund të shkarkohet pa pagesë në dyqanin online të aplikacioneve Ovi Store, dhe ai funksionon në këto modele: Nokia E71, N96, N85, 5320, 6210 Navigator, 6220 classic, N78, N79, E63, E66, N82, E51, N95, N95 8GB, N81, N81 8GB, E90, E72, 5800 XpressMusic, N97, N97 mini, X6 dhe 5530.

Kompania Skype ka për qëllim të ofroj aplikacionin e vet edhe përdoruesve të telefonave të mençur me Symbian, gjersa i parë në radhë është Sony Ericsson.

No comments:

Post a Comment