March 10, 2010
Së shpejti Facebook do ta di ku gjendeni saktësisht
Edhe tabori i rrjetit për shoqërim online Facebook ka marrë vendim për implementimin e shërbimit për lokacione gjeografike në kuadër të shërbimit të vet. Me fjalë tjera, Facebook do t’u mundësojë që së bashku me ndryshimet e statusit “të reklamoni” edhe lokacionin tuaj të momentit. Kjo shtojë shfrytëzuesve do t’u aktivizohet gjatë muajve që vijnë.
Qysh prej muajit të ardhshëm diç më shumë se 400 milionë përdorues të rrjetit Facebook do të mund të shfrytëzojnë këtë shërbim të ri. Shtojca e lokacionit gjeografik do t’u mundësojë përdoruesve të cilët duan të publikojnë automatikisht vendin e tyre momental.
Facebook ka qenë duke e zhvilluar shtojcën e tij më të re për një vit rresht, e deri më tani nuk kanë dalë publikisht pa qenë të sigurt se është i kryer dhe i gatshëm për përdorim.
Kategoria
Lajme
No comments:
Post a Comment