Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 9, 2010

Samsung Go N315



Samsung ka paraqitur netbookun e saj të ri. Shenja dalluese e këtij modeli është Go N315, e mini-laptopi vjen me ekran të diagonales prej dhjetë inçësh.

Në të është shfrytëzuar procesori Atom prej 1.66 GHz i platformës Pine Trail të Intel, është integruar disku prej 250 gigabajt dhe sistemi operativ Windows 7 Starter.

Rezolucioni i ekranit është 1.024 x 600 piksela, është integruar një gigabajt i memories punuese, grafika e integruar është GMA 3150, si dhe kamera e uebit prej 1.3 megapikselash. Ky kompjuter i vogël vjen me bateri prej katër qelish pavarësia e së cilës është deklaruar të jetë katër orë e gjysmë pune.

Porositja e këtij netbooku në Amazon.com bëhet me 430 dollarë amerikanë.

No comments:

Post a Comment