
Google ka shtuar më shumë veçori në Chrome për përdoruesit e Windows pasi që ky i fundit ka filluar të rrisë pjesëmarrjen e tij në tregun e shfletuesve, ndërsa konkurrenca po humbet.
Google ka shpalosur një version të ri beta të shfletuesit të saj Chrome, që është momentalisht duke përfituar rritje të pjesëmarrjes në treg.
Sipas kësaj kompanie veçoritë e reja në versionin 4.1 të dedikuar vetëm për Windows përfshijnë kontrolle më të avancuara të privatësisë, kontroll më të gjerë mbi cookies në baza prej faqeje në faqe dhe diçka që Google quan “integrimin e padukshëm të funksionalitetit të përkthimit”. Nëse keni veçse të instaluar Crhome, beta zëvendëson versionin e tanishëm, megjithëse ju nuk do të vëreni shumë ndryshime.
Një postim në blogun e Google Chrome ka shpalosur një demo video që tregon më mirë veçoritë e përkthimit. Sipas saj ju mund të shkoni tek një faqe në gjuhë të huaj. Chrome vetëm ju pyet nëse dëshironi ta përktheni përmes Google Translate.
No comments:
Post a Comment