June 7, 2010
Rritje rekorde në tregun e kompjuterëve
Sipas hulumtimit të iSuppli, gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë shitur rreth 22.7% më shumë kompjuter se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar. Kjo është rritja më e madhe në nivel vjetorë të cilin e ka shënuar kjo kompani nga fillimi i matjeve.
Krejtësisht gjatë tremujorit janë shitur 81.5 milion kompjuterë, e rritjen më të madhe e kanë shënuar prodhuesit aziatik.
Acer kështu iu është afruar HP-së me dallim prej krejtësisht 6.3% të posedimit të tregut, derisa Asus ishte prodhuesi me rritjen më të madhe të shitjes e cila ishte madje 132%.
Rënia e vazhdueshme e shitjes së kompjuterëve të tavolinës është ndaluar shkurtimisht duke pasur parasysh se desktopët janë shitur për 1% më mirë se vitin e kaluar. Por, në krahasim me rritjen prej 26.5% në mesin e portativëve rritja e shitjes së desktopëve është e parëndësishme.
Kategoria
Biznes
No comments:
Post a Comment