Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

June 7, 2010

Yahoo me rrjet social



Kompania Yahoo për përdoruesit e saj ka bërë që të freskojnë statusin e tyre dhe të komunikojnë përmes emailit.

Në mesin e shërbimeve si Yahoo Mail, Messenger dhe Profiles do të jetë edhe shërbimi Yahoo Updates.

Integrimi i Update në mesin e aplikacioneve të Yahoo është projekt i cili është iniciuar që nga viti i kaluar, ndërsa kompania ka marrë reagime pozitive nga përdoruesit. Në kompaninë Yahoo kanë thënë se përdoruesit e tyre çdo herë e më shumë po e përdorin opsionin Update, dhe se ky fakt i ka inkurajuar ata që të “zhyten në ujërat” e rrjeteve sociale.

Pritet që brenda disa ditëve, Yahoo të lëshojë integrimin e plotë të Yahoo Update dhe Yahoo Mail, i cili do tu mundësojë përdoruesve që të freskojnë statuset e tyre, dhe të shohin se çka bëjnë miqtë dhe të afërmit e tyre, në kohë reale.

No comments:

Post a Comment