Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

May 4, 2010

USB memoria si SSD



USB memoria nga Super Talent që quhet SuperCrypt dhe e cila kyçet në USB 3.0 jap shpejtësinë e shkrimit dhe të leximit të shënimeve me shpejtësi të përafërta me ato të disqeve USB, por edhe çmimin më të madh se ai i shumicës së SSD-ve.

Momentalisht nuk ka aq shumë prodhues të pllakave amë dhe të kompjuterëve në përgjithësi të cilët ofrojnë USB 3.0 si pjesë e zakonshme e pajisjeve shtesë.

Por edhe atë që e ofrojnë e bëjnë këtë kryesisht duke dëshiruar të përmbushin nevojat e pajisjeve periferike të cilat mund të përdorin shpejtësinë e SuperSpeed USB-së.

Një nga pajisjet e këtilla është USB memoria SuperCrypt e Super Talent, e cila përveç që bën kriptimin dhe në atë mënyrë bën mbrojtjen e qasjes së paautorizuar, e bën këtë gjë me një shpejtësi mjaftë të madhe, përafërsisht njëjtë me atë të SSD-ve më të lirë.

Sipas testeve në faqet e PC Perspective, shpejtësia mesatare e leximit të shënimeve kështu është 185 MB/s, e ajo e shkrimit 50 MB/s. Edhe pse kjo ende është shumë më pak se 500 MB/s sa jap USB 3.0, ende është dukshëm më shpejtë nga shpejtësia e cilësdo memorie USB 2.0.
Fatkeqësisht, këto performansa kanë edhe çmimin e lartë, kështu që një gigabit në këtë USB është më i shtrenjtë nga gigabajti në një SSD. Çmimit shkojnë nga 120 dollarë për versionin 16-gigabajtësh deri në 780 dollarë për modelin 256-gigabajtësh.

No comments:

Post a Comment