Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

April 21, 2010

Finalizohet Bluetooth 4.0



Specifikimet kryesorë për Bluetooth 4.0 i cili është mjaftë kursimtar më në fund u finalizuar ditë më parë, publikoi Bluetooth Special Interest Group.

Forma përfundimtare është kombinimi i të gjitha standardeve të mëparshme me fokus të veçantë mbi shpenzimin e energjisë.

Kështu për shembull, është menduar që pajisjet të cilat dërgojnë dhe marrin sasi më të vogla të shënimeve me shpejtësi të vogël dhe në distanca të vogla ta bëjnë atë në mënyrën ultrakursimtare ashtu që një mbushje e baterisë do të mjaftonte edhe për punë disa mujore.

Derisa pajisjet të cilat do të shkëmbejnë sasi më të mëdha të shënimeve, me shpejtësi më të lartë dhe në distanca më të mëdha këtë ende do të mund ta bënin me shpenzim pakëz më të lartë të energjisë.

Hardueri më i fuqishëm mund të përdorë mënyrën 3-megabitëshe të komunikimit e cila prej tani do të quhet Bluetooth Classic apo e cila është në përputhshmëri me së voni të paraqiturin WiFi 802.11g. Bluetooth gjithashtu nuk kufizon distancën maksimale, por kjo është në vartësi nga hardueri i përdorur.
Pajisjet e para që do të përdorin Bluetooth 4.0 do të mund të paraqiten kah fundi i këtij viti.

No comments:

Post a Comment