Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 10, 2010

Ruteri i Ciscos për ata me kërkesat më të larta



Cisco paraqiti ruterin e vet më të fuqishëm që i dedikohet ofruesve më të mëdhenj botërorë të shërbimit të qasjes në Internet.

Pajisja e quajtur CSR-3 ofron kapacitet 12 herë më të lartë dhe shpejtësi tri herë më të lartë nga paraardhësi i tij që quhej CSR-1 i cili ishte paraqitur më 2004. Sipas pohimeve të Ciscos, në konfigurimin optimal ku janë të përfshirë 72 ruterë të këtillë CSR-3 mund të bart të gjitha filmat e incizuar ndonjëherë për katër minuta apo të kyç të gjithë 1.3 miliard banorë të Kinës në një video konferencë.

Çmimi i këtij ruteri është 90,000 dollarë, e sipas fjalëve të CEO-së së Cisco John Chambers do të duhej të jetë bazë e gjeneratës së re të Internetit e cila do të ketë rritje jashtëzakonisht të madhe për shkak të videos.

Më shumë informata mund të gjeni në faqen e Ciscos.

No comments:

Post a Comment