Abonohuni me RSS Na ndiqni në Twitter Bashkohu në Facebook

March 11, 2010

Rritet numri i shikimeve në YouTube



Kompania e cila merret me përcjelljen e ngjarjeve në internet, comScore, në fillim të kësaj jave ka publikuar një raport në të cilin thuhet se numri i shikimeve të video përmbajtjeve nëpërmes shërbimit YouTube në territorin e SHBA-ve është rritur për 50% gjatë muajit janar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbi 173.3 milionë përdorues amerikanë të internetit kanë shikuar video online gjatë muajit janar që ka rezultuar me gjithsej 32.4 miliardë video përmbajtje të shikuara.

Mesatarisht kohëzgjatja e secilit video material ka qenë diç më e gjatë se katër minuta. Kompania comScore pohon se secili vizitor mesatar i shërbimit YouTube sheh rreth 94 video për muaj.

No comments:

Post a Comment