
Rimëkëmbja e ekonomisë botërore dhe rritja e kërkesës shkaktuan mungesën e çipave të caktuar, në mesin e të cilave janë edhe procesorët mobil.
Intel ka vështirësi me dërgesat e procesorëve mobil nga linja Core i3, i5 dhe i7 për shkak të rritjes së kërkesës, veçanërisht të prodhuesve tajvanez.
Sasinë më të madhe të këtyre çipave e porositi Acer, i cili në mënyrë të përshpejtuar po përgatitet për shitje gjithnjë e më të madhe, e pritet edhe kërkesë e madhe nga Apple i cili procesorët e rinj synon të përdor në modelet e ripërtërirë të portativit MacBook Pro. Intel prioritet në dërgesa ia jap klientëve me porositë më të mëdha , kështu prodhuesit e vegjël do të duhet të presin për përdorimin e këtyre çipave në kompjuterët e tyre.



No comments:
Post a Comment