
Çmimin Nobel për Paqe këtë vit duhet ta fitojë interneti. Propozimi ka ardhur nga një revistë italiane dhe është futur në listën e kandidatëve, konfirmoi sot, Komiteti norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2010.
Komiteti tha se “do të jetë edhe interneti, si kandidat i parë në historinë e ndarjes së çmimeve që nuk është qenie njerëzore”.
Në fakt, emrat e të nominuarve gjithmonë mbahen të fshehtë por këtë herë, për internetin, Komiteti ka bërë një përjashtim, duke shpallur zgjedhjen si kandidat.
“Rrjetin global të internetit e ka propozuar një revistë italiane, duke vlerësuar se ai është mjet, i cili përmes komunikimit, avancon dialogun, debatin dhe konsensusin, si dhe e promovon demokracinë”, ka pohuar Komiteti norvegjez për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2010.
Nuk është ende e qartë se shuma një milion dollarë amerikanë kujt do t’i takojë, por ndoshta themeluesit të tij, do t’i njihet merita nëse do të fitojë çmimin më të madh në botë për Paqen.



No comments:
Post a Comment